Zbulohet në Kukës tulipani shqiptar

Tulipani shqiptar është bima më e re e zbuluar në rajonin e Kukësit.

Ai është emërtuar me këtë emër nga botanisti Besnik Hallaçi dhe njihet si i tillë edhe në katalogët europianë të botanikës. Specialisti i florës tregon se rajoni i Kukësit është unik sa i përket brezave me bimë të egra, të cilat kërkojnë vëmendje për të mos u shkatërruar.

Gjalica , Gryka e Vanave, Koritniku, Tejdria, Hasi e Malësia e Gjakovës janë rezervate natyrore për bimët, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për boten e shpendëve, kafshëve apo atë nënujore. Të gjitha këto po shkojnë drejt zhdukjes nga gjuetia e paligjshme.

Në pyjet e larta të veriut të vendit është pakësuar numri i kafshëve të egra dhe të veçanta, si ariu, kaprolli dhe riqebulli i kësaj zone. Vetëm pak kohë më parë u miratua nga kuvendi moratoriumi që ndalon gjuetinë e kafshëve të egra, por specialistet kërkojnë që ky ligj të shtrihet edhe tek peshkimi. Nëse nuk do të ndalet beteja e njeriut ndaj tyre, pa frikë emrat do t’i dëgjojmë vetëm si personazhe në përralla.

Shume interesante! Dhe pse ne dekadën e fundit ka ndodh një katastrofë ne faunën shqiptare!

me shume ngjan me nji lulekuqe ,

      • Updated - - -

me shume ngjan me nji lulekuqe ,
vetem me tulipanin nuk ngjan kjo lule ,

      • Updated - - -

me shume ngjan me nji lulekuqe ,
vetem me tulipanin nuk ngjan kjo lule ,

Qenka shume i bukur .i mrekullueshme

Ishalla te lulezoj sa me shume ne te gjithe Shqiperine :slight_smile: