Zbulohet planeti i parë i një galaksie tjetër

Zbulohet planeti i parë i një galaksie tjetër

UASHINGTON- Pas zbulimit që prej vitit 1995 të rreth 500 planetëve jashtë sistemit tonë diellor por në galaksinë tonë, disa astronomë evropianë kanë zbuluar për herë të parë një planet origjina e të cilit është nga një botë tjetër galaktike, mësohet nga punimet e tyre të publikuara sot.

Ky planet jashtë sistemit tonë diellor dhe jashtë galaksisë sonë që u quajt HIP 13044 është i vendosur në orbitën e një ylli të largët drejt shuarjes që ndodhet 2 200 vite dritë (një vit dritë i barabartë me 9 460 miliardë kilometra) nga Toka, në konstelacionin yjor të Furrës.

Ky planet ka një masë një herë e gjysmë më të madhe nga ajo e Jupiterit, një planet i gaztë që është më i madhi i sistemit tonë diellor.
Ylli rreth të cilit ky planet jashtë sistemit tonë diellor është zbuluar dhe është quajtur HIP 13044.