Zbulohet sistemi më i madh i laserit

[b]

Një laborator i armëve në Kaliforni e ka zbuluar sistemin më të madh të laserit në botë.[/b]
Sistemi mund të fokusojë 192 tufa rrezesh në një pikë të vogël, duke gjeneruar temperaturë dhe shtypje, për të cilën shkencëtarët thonë se ekziston vetëm në bërthamën e yjeve.

Qëllimi kryesor i sistemit është që të shërbejë si mjet për matjen e sigurisë së arsenalit bërthamor në Shtetet e Bashkuara, por shkencëtarët gjithashtu thonë se zbulimi mund të jetë kthesë në energjinë e fuzionit.

Shkencëtarët janë të mendimit se sistemi mund të çojë në zbulime në lëmin e astrofizikës dhe shkencës planetare, duke krijuar kushte që kanë ekzistuar te supernovat, te vrimat e zeza dhe në bërthamat e planetëve gjigantë.

po qenka shume interesante fy informacion :ciao:

vertet nje hape i rendesishem rethe zhvillimit teknollogjik