Zbulohet SMS-ja e fundit e studentes derguar te dashurit

“Nuk mundem të jetoj pa ty. Të dua shumë. Më mirë të vdes, sesa të të shoh në krahët e një tjetre”. Ky është mesazhi që studentja Brinjola Lami i ka dërguar ish-të dashurit të saj pak çaste para se t’i jepte fund jetës me armën e të atit. Në kushtet e një tronditjete të fortë psikologjike, 21- vjeçarja i ka shkruar atij sms-në e fundit nga ku i bënte të ditur se jeta e saj nuk kishte më kuptim pa të. Mesazhi është zbuluar nga policia e Korçës në celularin e viktimës. Grupi hetimor ka verifikuar telefonin e saj për mesazhe të mundshme apo për thirrjet e fundit që ajo ka kryer, nga ku ka gjetur edhe sms-në e mësipërme. Burime të policisë bënë të ditur se ende nuk është marrë në pyetje djali nga Tirana, student edhe ai, me të cilin 21-vjeçarja kishte pasur një lidhje prej më shumë se një viti. Lidhjen e vajzës e kanë pohuar edhe prindërit e saj, gjatë deponimeve të tyre për grupin e hetimit. Burime të Policisë bënë të ditur se babai i Brinjola Lamit, studente në vitin e dytë për frëngjisht në Tiranë, ka pohuar se kishte qenë në dijeni të lidhjes së të bijës me djalin nga Tirana. Ajo i kishte vënë në dijeni të dy prindërit, që në fillim të njohjes dhe lidhjes. Por një javë më parë, vajza e tyre ishte kthyer në Korçë mjaft e tronditur. Ajo i kishte komunikuar së ëmës se ishte zhgënjyer nga i dashuri i saj dhe kishte vendosur t’i jepte fund lidhjes. Sipas dëshmisë së nënës së viktimës në polici, e bija ishte shprehur se e kishte parë të dashurin e saj në çaste intimiteti me një vajzë tjetër, me të cilën kishte zbuluar se ai kishte një lidhje paralele. Për këtë shkak ajo ishte ndarë, por nuk ka mundur ta përballojë këtë situatë derisa i dha fund jetës me armën e shërbimit të të atit. Ky i fundit punonte si efektiv policie në pikën doganore të Kapshticës. Ndërkaq, dje mes lotëve i është dhënë lamtumira e fundit Brinjola Lamit. Në ceremoninë mortore ishin edhe dhjetëra studentë të kursit të saj të ardhur nga Tirana, shoqet e dhomës së saj e mjaft miq të tjerë me të cilët 21- vjeçarja kishte pasur raporte miqësore. Ndërsa ish- i dashuri i saj për të cilin ajo u vetëflijua nuk ishte i pranishëm për ti dhënë lamtumirën e fundit. Nuk ka të dhëna nësë ai ka munguar, apo nëse familja e vajzës nuk e ka pranuar atë. Fqinjët e familjes Lami pohuan se kishin dëgjuar të shtënat e armës, por askush nuk e kishte menduar se mund të ndodhte një ngjarje e tillë.

Fqinji: Dëgjuam tri të shtëna
“Dëgjuam 3 të shtëna. Menduam se ishin fishekzjarre. Fëmijët e lagjes luajnë cdo ditë me to dhe tashmë shpërthimet e tyre na janë bërë rutinë. Unë i thashë bashkëshortes se dikush qëlloi me armë, por ajo më tha se janë fëmijët që luajnë në rrugë dhe hedhin fishekzjarre vend e pavend. Pastaj kur erdhi e ëma e Olës (kështu e njihnim në lagje), hapi derën dhe e gjeti të mbuluar vajzën në gjak. Ishte e tmerrshme”. Kështu u shpreh dje fqinji i familjes Lami, Ali Braho

ufa sa gjynah :frowning:
nuk esht zgjidhje vetvrasja…ca behet kshu.
pse mbaruan meshkujt . aman sa te papjekura (n)

keq po m`vjen per ket’ vajzen, po gjest i ulet i policise me publiku sms-n qe e ka shkrujt ajo! Ok, lexoje ti, po mos e publiko neper internet se nuk eshte e drejte aspak!!

sikeshtu epaska vrare veten kjo vajze pernje histori dashurie, rob skartzco

Sa pertoj ti lexoj kto romanet un