Zbulohet “Super Toka”

Teleskopi Hubble ka pikasur planetin GJ 1214b, që quhet ndryshe “Super Toka”. Ky planet është i ngjashëm me planetin tonë pasi në të gjend një sasi e konsiderueshme uji.

Uji ndodhet kudo, madje edhe në atmosferën e trashë dhe të lagësht të planetit. Por aq i ngjashëm është me tokën aq edhe i veçantë, pasi shkencëtarët pohojnë se ai nuk krahasohet me asnjë planet tjetër që njihet deri tani.

Atmosfera e tij ka densitet të qëndrueshme pasi përbëhet nga mjegullat. Përllogaritjet arritën në përfundimin se planeti i ri, me përmasa më të mëdha se Toka, por më të vogla se Jupiteri, ka më shumë ujë se planeti ynë. Por uji në këtë planet ka një formë të çuditshme, kjo për shkak të temperaturave të larta.

“Temperaturat e larta dhe presioni në nivele të larta formojnë atë që ne e quajmë ‘akulli i nxehtë’, ose ndryshe ‘uji superfluid’, substanca këto krejtësisht të huaja për ne dhe eksperiencën tonë çdo ditë këtu në Tokë”, Zachory Berta, shkencëtari udhëheqës i studimit nga “Harvard Smithsonian Center for Astrophysics”.

Kush vajti e zbuloi ti?..hahahahaha

Komeshija im

Pika mu ne koke komshise pa…qenke si lagje keshtu eeeeeee?..boooooooo hahahhahahhahahah

mire na qenka komshi po sa vite drite eshte large te paktem sa vite duam te arrijme ne.opo lere se ne duam te rrojme aq sa duam ketu ku jemi