Zbulon rastësisht si ta shndërrojë ujin në karburant

Një shkencëtar amerikan i cili merret me hulumtimin e kancerit, ka gjetur mënyrën si të ndez ujin e kripur, që kimistët qysh tash kanë filluar ta thërrasin zbulimin shekullit mbi njohurinë e ujit.

Ky zbulim është veçanërisht i rëndësishëm për shkak të mundësisë që uji i kripur, gjëja më e shpërndarë në krejt planetin tonë, të shfrytëzohet si karburant. Tash shkencëtarët duhet të zbulojnë nëse energjia që fitohet nga djegia e hidrogjenit mund te jetë e mjaftueshme për futjen në lëvizje të automjeteve apo makinerive tjera të rënda.

John Kanzius ka ardhur deri tek zbulimi krejt rastësisht, kur ka tentuar të çkripojë ujin e detit me gjenerator të frekuencave radiologjike, të cilin ai e ka krijuar për terapi të kancerit. Ai ka zbuluar se, uji i detit do të mund të digjet nëse i ekspozohet frekuencave të caktuara radiologjike.

Këtë zbulim e ka vërtetuar Rustum Roy, kimist nga Pennsylvania University. Frekuencat radiologjike dobësojnë lidhjet në mes të elementeve të cilat përbëjnë ujin e kripur dhe vjen deri tek lirimi i hidrogjenit. Në momentin që ndizet, hidrogjeni do të digjet derisa ai të jetë i ekspozuar frekuencave.

Këtë javë, Roy do të takohet me zyrtarët e ministrive amerikane të energjisë dhe mbrojtjes që të merr mjete për zhvillim të mëtutjeshëm të zbulimit.

Zublim shum i mir nga ky shkenctar amerikan

Nafta po mbaron, nga hidrogjeni do hidhemi!

ndoshta esht nje hap i mir drejt daljes nga kriza boterore:D