Zemra dhe heshtja kur vret!

Aty mbushje, aty zbrazje. Nuk mbushet gjë duke u zbrazur. Kur zemra zbrazë ç’ka në të, sado të mbushet, s’mbush gjë. Shembulli i thesit të grisur. Aq më të gjera vrimat, aq më me rrëmbim bëhet shkapërderdhja. Zemër e grisur; shkapërderdh çka në të, e shpërqendruar. Jo e bindur, jo e qëndrueshme.

Ndalon, pyet, ç’ndodhi, me syrin kur loton, kalon pak kohë, thahet! Kur falesh, ndalesh, e të ikë mendja, atje-këtu diçka të shtyn e të pengon, e të mundon; trullosesh, nevrikosesh, por më shpesh ulesh, sikur vajton me zemër të plogështuar; gjendje kome. Ç’ke, çdo herë kur thirresh me fjalë të bukura, e me këshilla të dobishme, e ndonjëherë me qortim, përgjigjesh, të lëvizin ndjenjat, të zgjohet zemra, ndihesh më i gjallë, të loton syri. E, ç’ke, kur pritet fryti, futesh në kujtime, diçka të heshttë!

Jo, loti kur thahet! Kur zemra zbrazet. Kur bindja lëkundet. Kur shpresa dobësohet. Po, sepse zemra prehet, kur qetësohet, nuk lëkundet, kur me besim mbushet, e kur diçka bën të zbrazë diçka, po qe e mirë, e ruan, po qe e keqe, e gjuan.
Hidhërimi, shprehje e pakënaqësisë. Kur duart lidhen. E gjuha nuk zgjidhë. Fjala e drejtë, fryt i të menduarit të ndërgjegjshëm. Por, kur fjala e drejtë nuk nxit veçse zhurmë, bërtitmë, nuk është fjalë që nxit vepër, por vajtim e ngushëllim. Po, të bërtitet, të bëhet zhurmë, të lëkunden shpirtrat e drejtë, por kur pena e gjuha thjesht mbettë ngjyrë e zë, shndërrohet në heshtje që vret.
Humbet forca e të menduarit të thukët, kur mendjen e pushton llahtaria e padrejtësive. Syri mjegullohet nga loti kur çnjerëzish sheh, e nga rënkimet e zemrës së pafajshme, veshi trumbetohet. Jo më, edhe trupi nuk është më shtatdrejtë, kërruset i paaftë të lëvizë, gishtërinjtë bëhen grusht, por fund kanë shtrirjen.

Aty mbushje, aty zbrazje. Nuk mbushet gjë duke u zbrazur. Kur zemra zbrazë ç’ka në të, sado të mbushet, s’mbush gjë. Shembulli i thesit të grisur. Aq më të gjera vrimat, aq më me rrëmbim bëhet shkapërderdhja. Zemër e grisur; shkapërderdh çka në të, e shpërqendruar. Jo e bindur, jo e qëndrueshme.

SA E BUKUR!