Zemra e thyer!

… (heshtje)…

  • E thyer?

-…(lot)…

  • Si thyhet zemra?

  • Ti nuk kupton, zemra thyhet, shkatërrohet, shndërrohet në mijëra copëza pa vlerë, kur ajo pjesëza me e rëndësishme vendos të të le, të braktisi…
    Sa e pafuqishme ndjehesh…!
    Sa kot…!
    Sa vetëm…!
    E braktisur…pa dashuri…me zemër të thyer…:
    …Ti je kaq e dobët për ta ndryshuar, nuk mund të bësh asgjë…vetëm të qash, vajtosh, vuash…

  • Edhe zemra u thye?

  • Nuk kupton…!!!

Kuptoj dhe kuptoj mjaft mirë…e kam dhe unë një zemër…!

Nuk jemi të pashpirt ne që përpiqemi të bëjmë ‘‘moral’’ që kur dikush ikën, nuk i’a vlen të qash e vuash për atë, por të hapësh sytë, të shkundësh pluhurin e së shkuarës, të kycesh kujtimet në një sirtar me çelës…dhe të drejtosh shikimin drejt sfidave të reja…!

Kush të do,nuk të lë kurrë vetëm, qëndron me ty pranë, përherë…! Edhe nëse i duhet të ikë…Ajo copëz kthehet prapë!

Nuk jemi egoist ne që dashurojmë jetën dhe veten mbi gjithçka!
Nuk jemi budallenj të mos kuptojmë dhimbjen dhe vuajtjen e dikujt…thjeshtë kemi njohur një vuajtje më të madhe, një dhimbje më të madhe…e dimë që ka edhe shumë herë më keq…shumë…shumë…!
Nuk jemi bërë kot kështu, të çeliktë, të pathyeshëm, me zemër të fortë dhe me shpirt optimist…të dashuruar pafundësisht me jetën dhe çdo copëz të saj, të dashuruar me diellin, me dritën, me shpresën dhe buzëqeshjen…!

Nuk është rastësi që të jesh një person jashtë mase pozitiv…!
Gjithçka e ka një arsye…
një fillim…
një zhvilllim…
dhe …
diku atje larg…
larg…larg…
një fund…!

Nuk jemi ngritur nga një mëngjes në tjetrin me dëshirën e madhe për të qenë Optimist…që sot e tutje…ajo gota do jetë përherë gjysëm plot për mua…që sot e tutje, do dashuroj edhe çdo pikë shiu…se e di do dalë dielli…që sot e tutje do dashuroj edhe errësirën, se e di që duke ecur në të, do arrij në dritë…!

Nuk kemi vendosur me kot të ecim përpara…të jemi optimist në shpirt, të kemi shkëlqim dashurie për jetën në sy dhe të kemi të pikturuar buzëqeshjen më të bukur që mund të dhurojmë mbi buzë…!

E keni gabim!!! Gjithçka e ka një arsye, pse ndodh…!

Një shpirt i fortë lind përherë pas një beteje të fuqishme…!
Një zemër bëhet e çeliktë, përherë pas një vuajtje të madhe…!
Një karakter i qëndrueshëm formësohet përherë pas stuhive që të (për)ndjekin…!
Një lot pendohet të dalë, kur e di që ka vuajtje më të mëdha sesa ikja & mbarimi i një dashurie…!

Dhe…

Mos e mendoni që askush nuk i’u kupton dhe fshiheni e harroheni pas vuajtjes…
Mos e mendoni që asnjëri nuk e kupton sa vuan zemra juaj…
Mos kujtoni se askujt nuk i vjen keq për ju…
Mos kujtoni se nuk prekni zemrën e dikujt tjetër kur të shohin në gjendjen më të keqe të mundshme, të vuash…

  • Do dëshironit t’iu mëshironin dhe t’iu linin të qanit…?!

Mik i mirë nuk është ai që i bie shpatullës tënde dhe të le të qash e vuash pa fund…
Mik i mirë nuk është ai që të lejon të mbetesh pre e kujtimeve së shkuara duke mos pasur asnjë fije shprese për të ardhmen…
Mik i mirë nuk është ai që të mban ‘‘iso-n’’ në vuajtjen tënde…
Mik i mire nuk është ai që të përkedhel egon me fjalë të ëmbla e përkëdhelëse…

Unë një mik të tillë, mëshirues…NUK E DUA…!!!

Unë dëshiroj një mik që të më ndihmoj të mbledh copëzat e zemrës dhe të rifillojmë t’i ngjyrosim…
Të rifillojmë t’i japim formën që kishte dhe në fund ta lyejmë me ndjenja gëzimi, hareje, lumturie, ta ndriçojmë me buzëqeshje dhe grimca optimizmi…!

Zemra nuk thyhet…është pjesa jonë më e fortë…!!!
Zemra është copëza jonë që duron më shumë…!!!
Zemra është copëza për të cilën duhet të mos reshtim së luftuari…!
Zemra jonë meriton t’a duam dhe ta mbrojmë…!
Zemra jonë meriton qetësi dhe buzëqeshje…!

Mos i’a mohoni vetes lumturinë…
Mos u mbyllni në një guackë të fortë dhe të qëndroni e izoluar me kujtimet…!
Provoni te trokitni lehtas ne muret e guackës suaj…!
Provoni të lejoni dritën të hyjë në errësirën tuaj…!
Provoni të lejoni rrezet e shpresës dhe optimizmit të çajnë guackën…!
Provoni të dilni prej saj dhe buzëqeshni fort…!!!

Një shans e humbur nuk është një jetë e humbur…
Jeta është e gjatë me mundësi plot…!
Do jetuar në maksimum çdo ditë dhe do shijuar çdo rreze…
Duhet të dalim nga guaska e të provojmë ndjenja të tjera përveç vuajtjes…
Jeta nis me lot dhe qarje…
Vazhdojeni me buzëqeshje…!

Ah po edhe :

“Mos resht kurrë së buzëqeshuri,
…as kur je i trishtuar
…sepse nuk i dihet asnjëherë
…DIKUSH MUND TË DASHUROHET ME BUZËQESHJEN TUAJ…!!! “

Sja uroj njeriut, por fjale te bukura!

Mos i’a mohoni vetes lumturinë…
Mos u mbyllni në një guackë të fortë dhe të qëndroni e izoluar me kujtimet…!
Provoni te trokitni lehtas ne muret e guackës suaj…!
Provoni të lejoni dritën të hyjë në errësirën tuaj…!
Provoni të lejoni rrezet e shpresës dhe optimizmit të çajnë guackën…!
Provoni të dilni prej saj dhe buzëqeshni fort…!!!

Një shans e humbur nuk është një jetë e humbur…
Jeta është e gjatë me mundësi plot…!
Do jetuar në maksimum çdo ditë dhe do shijuar çdo rreze…
Duhet të dalim nga guaska e të provojmë ndjenja të tjera përveç vuajtjes…
Jeta nis me lot dhe qarje…
Vazhdojeni me buzëqeshje…!

ahh… sa fjale te bukura dhe shum prekse… :frowning: bravo Erina!

keshilla me shum vend…me pelqyen jasht mase !!!
Do i lexoj sa her te jem e merzitur !

owwwwwwwwwww shuuuuuuuuum shuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuummmmmmm bukuur erina :slight_smile: bravooo

XIXX ERINAA fantastike :wink:

A ka mundsi ky forumi me ba naj Garë diqka p.sh ju vajzat me shenu tgjitha nga nje poezi… edhe na djemt me votu se cila asht ma e mira, edhe na djemt me e shku ka nje barcolet e ju vajzat me votu cila ma e mira… :smiley: … !!? Çfarë mendoni ëëë ▒ nje barcolet e shkurter per Erinen :wink:

BeRii: Do dalesh per kafe me mua???
Erinaa: S’dua kafe, dua Redbull….
Berii: Me mirë dalim ndo 1 dit tjeter…. :D:D

Ore ti kishe ndonje gje me Erinen ti

beri , barcaleta duhet te te bej kshu -----> :lol:…jo kshu ----> :eh:

:roll:

:mad:do dalim do dalim kur te fluturoj gomari :hahaha::hahaha::hahaha::hahaha:

kjo eshte barcolet se te ben te qeshe me lot:qaj::bat:

labe jo barcalet po barcolet :smiley:

edhe MAJDI po ti ke ndonje qe Erinen

Po ja si thua ti pyete njher Erinen

Okk Erinaa… te pelqekan Fjalt e Urta aaa…
okk

  1. Ajo qe s’arrihet, duket me e ëmbel…
  2. Ai që ta ben rrafsh, ka qejf me t’dal koder…
  3. As yjë mos pi, ne krua te pushtetit…
  4. Atë punë që se bën dotë vetë, Mos kerko ti gjesh të metë…
  5. Atje ku thonë se ka dredhza me shum, merr shporten me te vogel…
  6. Bajrami i Vogël, s’falet para t’Madhit…
  7. Ai qe esht i pasur jep nga teprica, ai qe esht i varfer jep nga zemra…
  8. Ai qe i mbeshtet pemes se madhe, gjenë hije gjithmonë…
  9. Ai qe ka frik edhe kur ka te drejt, kurr nuk fiton…
  10. Ai qe kerrcnohet, rrallëher hakmirret…
  11. Ai qe s’degjon miskojen, s’degjon as tupanin…
  12. Ai që ngutet, çdoher vonohet

12 shkronja emrin & mbiemri im… 12 fjal te urta per Erinen…

Erina ndoshta so t’pengonte te t’therrisja ERA… :wink:

Maji nuk me intereson nese ke ti diqka me Erinen ose laben ose ate ate atee… okkk

Me pelqen ky Forum, shoqeria e kti forumi dhe kaq… kupton…!!?

Majdi nuk me intereson nese ke ti diqka me Erinen ose laben ose ate ate atee… okkk

Me pelqen ky Forum, shoqeria e kti forumi dhe kaq… kupton…!!?

ta perseris dy her se ndoshta skuptoon

he cfar behet ketu!e din se nuk eshte mir te flitet kur nuk eshte personi ne fjal onlaj?

Mos resht kurrë së buzëqeshuri,
…as kur je i trishtuar
…sepse nuk i dihet asnjëherë
…DIKUSH MUND TË DASHUROHET ME BUZËQESHJEN TUAJ…!!! “

shume e bukur kjo!

tani e pash kete teme :smiley:

e bukur kjo :slight_smile: