Zeri i partnerit zbulon tradhtine

Femrat besojnë se sa më i qetë që është zëri i mashkullit, aq më e madhe është mundësia që të tradhtojë. Nga ana tjetër, meshkujt besojnë se femrat e zhurmshme janë më të prira ndaj tradhtisë.
Një studim i publikuar së fundmi, ka analizuar lidhshmërinë ndërmjet zërit të njerëzve dhe prirjes së tyre për të tradhtuar, si dhe ndikimin e zërit në zgjedhjen e partnerëve.
Sa i përket strategjisë seksuale, është zbuluar se edhe meshkujt edhe femrat e shfrytëzojnë zërin si paralajmërim për tradhti në të ardhmen.
Kështu, zëri atraktiv- i ulët te meshkujt dhe i lartë te femrat- në mënyrë potenciale zbulon tradhtinë, thonë autorët e studimit.
Sipas tyre, meshkujt me nivele më të larta të testosteronit, kanë tone më të ulëta të zërit, ndërsa femrat me nivel të lartë të estrogjenit kanë nivel më të lartë të zërit.
Nivelet e larta të këtyre hormoneve janë të lidhur me tradhtinë, ndërsa të dhënat nga ky studim zbulojnë se personat me këto zëra janë të vetëdijshëm për këtë fakt dhe shpesh e shfrytëzojnë këtë në kërkim të partnerëve të rinj.

Interesant, për zërin nuk kam lexuar ndonjëherë por për sjelljet ndryshe po. megjithate unë mendoj se tradhëtia në një marëdhënie mund të jetë edhe e tashëguar gjenetikishtë.

po he re thuaje

… sa here ja kame thene kesaj times “NUK E KAM FAJIN UNE” keshtu linda

qe te mos kemi keqkuptime, meshkujt e kane te trasheguar jo femrat ;p

Meshkujt e vlerësojnë “tradhëti” vetëm nëse ajo ndodhë nga ana e gruas. Meshkujt nuk mendojnë se tradhëtojnë. Nëse e bëjnë ate, atëherë ata mendojnë se vetëm “një aferë dashurie” kan bërë.
Shumica edhe nuk e dinë kur fillon tradhëtia.
Tradhëtia fillon me mendimin për dikë tjetër.

mbase esht e vertet kjo gje
por , them se per te dalluar nje tradheti nuk esht nevoja ti degjosh zerin…
them se ndihet , nga ftohtesia , largesia e partnerit…ndryshimet ne sjellje , ne puthje etj
(mos e ndjefsha kurr kte ndjesi )

deri tani jeta ka vertetuar qe mashkulli tradheton me “koken” poshte kurse femra me koken lart

prandaj mashkulli shume here mund te tradhetoj por prape ne baze vjen , tek gruaja
kurse femra veshtire tradheton por kur (i futet idea) tradheton s’ka kthim

…pastaj po ja bere (pothuajse) te gjitha femres ose mashkullit ska pse ne kerkoje “plerave”

vjen prap ne baz ? ta shikoj ne enderr bazen ai
tradhetia ska falje !

@labja ne teori mbase por praktika (jeta) verteton te kunderten (shumica e rasteve)

ty labe mos e ca koken se s’ka per te ndodhur kure,

…se me labin dhe djalli ka frike ;p

po dhe te me ndodhi do e mirpres 8O

kur lindi labi djalli tha " shyqyr se srrihej vetem " :stuck_out_tongue:

them se sa do e madhe te jet dashuria ,ai person te peshtiret !! ska falje…as shpjegim sdo kerkoja…cdo gje merr fund! ( nrm qe ne teori flas se se kam prov e mos e provofshaa kurr )

ahu gjith keto zbulim se dim ciles ti besojm(vetem atyre te mirave me mir )