Zhbllokohet iPhone 4

Djelmoshat e iPhone Dev Team thonë se tani kanë arritur ta lëshojnë zhbllokuesin për sistemin operativ iOS 4.3.1, dhe se i njëjti do të punojë për pajisjet e koduara të Apple, si iPhone 3GS, iPhone 4 – versioni GSM, iPod Touch 3G dhe iPod Touch 4G.

Për më shumë, këta dekodues të çelësit të pajisjeve të Apple thonë se ata kanë arritur të zhbllokojnë edhe gjeneratën e parë të tabletit iPad si dhe gjeneratën e dytë të Apple TV, mirëpo që i njëjti dekodues nuk bën punë për tabletin e fundit të Apple, iPad 2.

Tre vjet më parë, versioni i parë i PwnageTool ishte lëshuar për firmware’in e njohur si 1.1.4. Ndërsa, pas tre vitesh iPhone Dev Team ka arritur që të lëshojë edhe një edicion të PwnageTool dhe redsn0w, të cilat hapin softuerin e bllokuar të Apple, FW 4.3.1.

Të gjithë ata që dëshirojnë më shumë detaje për mundësinë e zhbllokimit të pajisjeve të reja të Apple, përkatësisht versionit të sistemit të saj operativ iOS 4.3.1, mund t’i gjejnë ato në blogun zyrtar të iPhone Dev Team https://blog.iphone-dev.org/

e ver8 se edhe un e kam jailbreak iPhonin tim pra iOS 4.3.1 dje ne mbremje:) Funksionon 100% me redsn0w qe eshte leshuar dje !