Zhvillimi i vajzave rregullohet nga 30 gene

Mosha kur vajzat ndryshojnë trupin e tyre dhe bëhen gra është e shkruar në ADN dhe varet nga të paktën 30 gene.
Ato vendosin si një orë zvicerane se në çfarë moshe do të shfaqet cikli i parë menstrual që shënon edhe hyrjen në pubertet.
Harta e detajuar e geneve që rregullojnë moshën e këtij kalimi është zbërthyer nga një kërkim i publikuar në “Nature Genetics”.
Për këtë zbulim kanë punuar 175 shkencëtarë nga 104 institute kërkimi në të gjithë botën.