Zona e trurit ku lind besimi tek Zoti

Nëse Zoti ekziston truri i njeriut është pasqyra ideale për ta reflektuar. Tek besimtarët dhe tek jobesimtarët, aftësia për të besuar në Perëndi ka të bëjë me zona të lëvores së trurit të cilat janë të evoluara në lloje të ndryshme tek njerëzit.

Me një sërë pyetjesh sfondi religjioz është si një “makinë fotografike” e trurit me rezonancë funksionale magnetike. Një grup shkencëtarësh nga Institutet Kombëtare të Shëndetit (NIH), amerikanët shkuan të eksperimentojnë rreth këtij fakti.
Imazhet në pjesë të ndryshme të trurit aktivizuan pyetje të tilla sesi “jeta ka qëllime hyjnore?” apo “cfarë efektesh ka zemërimi i Perëndisë?”. Ky studim botohet sot në numrin e revistës Procedura Kombëtare e Akademisë së Shkencave (PNAS).
“Argumenti është delikat. Objektivi jonë nuk është te gjejmë Zotin në tru, por të kuptojmë nga vjen mendimi kur mendohet pikërisht për Zotin”,
shpjegon Giovanna Zamboni, studiuesja italiane e Universitetit Oxford që ka marrë pjesë në kërkim. "Kemi zbuluar se kush nuk beson, reagon ndaj pyetjeve mbi besimin në të njëjtën mënyrë si ai që beson.
”Sido që të jetë, përgjigja që gjithkush jep pas mjeteve intelektuale të përdorura për të përballuar temën, është e njëjtë tek të gjithë personat”, thone kerkuesit.
Sipas studimit, po qe se pyet vullnetarët e Zotit “se nese Zoti është i përfshirë në shumë ngjarje të Botës”, apo “pret ndëshkim nga ai?”, në tru aktivizohen zona ballore të lidhura me mendimin abstrakt dhe të mendimit se kush është sjellja më e mirë që duhet të japësh.
Duke reflektuar për emocionet e atribuara Perëndisë (hidhërim, dashuri, ndjenja e mbrojtjes), organi i mendimit reagon si me qënë përpara nje njeriu tjetër duke u përpjekur të zbërthesh diçka të paqartë në anën e tij mendore përmes shprehjeve të fytyrës apo sjelljes.

Doktrina komplekse si Trinija, ose krijimi i botës kanë nevojë për funksionimin e mendimit abstrakt, shumë të specializuar për llojin tonë.
Mbani mend, që ceremonitë e vecanta, lutjet aktivizojnë zonën vizuale të trurit.
Psikologjia e besimit ka lindur për të shpjeguar se pse emocione të ndryshme të besimit dëshmojnë mendim të përbashkët, sikur të ekzistonte një bërthamë e besimit universal me një bazë biologjike në trurin e njeriut. (burimi-Balkanweb)