Zonja Simpson nudo në ballinën e Playboy

Revista “Playboy” arrin të zhveshë edhe njërën nga personazhet kult të filmave vizatimorë.
Bëhet fjalë për zonjën e familjes Simpson, Margie, e cila shfaqet në versionin nudo në numrin e nëntorit të “Playboy America”. Ideja i erdhi manjatit amerikan dhe pronarit të “Playboy”, Hugh Hefner, me rastin e 20 vjetorit të ditëlindjes së filmit të famshëm vizatimor.

Margie ndjek në këtë mënyre rrugën e Marylin Monroe, Madonna, Charlize Theron, e shumë emrave të tjerë të botës së artit.

Nuk dihet ende nëse zonja Simpson e ka pranuar ofertën thjeshtë për qejf, për para apo për idealizmin e vajzës Lisa. Iniciativa e “Playboy America” do ndiqet nga gjithë revistat satelit në Evropë.

Lezetshem kjo levizje e Playboy!

interesante…:smiley: