Zuckerberg bëhet baba, vendos të dhurojë aksionet e Facebook

//youtu.be/P_IXuDiRKOk

Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg dhe bashkëshortja e tij, Priscilla Chan janë bërë prindër të një vajze të cilën kanë vendosur ta quajnë Max.

Lajmi është dhënë nga vet Zuckerberg në llogarinë e tij në Facebook përmes një “letre drejtuar vajzës” së tyre të sapo lindur.

Letra është shoqëruar edhe me foton e parë të familjes Zuckerberg ku shfaqet edhe Max. Sidoqoftë, ky nuk ishte lajmi i vetëm që Mark bëri publik pasi kishte edhe një gjë tjetër për të njoftuar.

Ai ka bërë të ditur se do t’i dhurojë 99% të aksioneve të tij të Facebook që kanë vlerën e 45 miliardë dollarëve. Megjithatë, Zuckerberg nuk do të mbetet pa gjë, pasi nga pjesa e mbetur do të gëzojë 450 milionë dollarë, bazuar në vlerën që kanë sot aksionet e Facebook.

Themeluesi i rrjetit më të madh social njoftoi se vendimi për të dhuruar aksionet e familjes së tij bëhet për të bërë një botë më të mirë.

“Në vazhdim do të dhurojmë 99% të aksioneve tona të Facebookut, që aktualisht vlerësohen me 45 miliardë dollarë, kjo për të përmirësuar botën dhe për ta bërë një vend më të mirë për brezat e ardhshëm”, shkruan Zuckerberg.

/ Top Channel

Nje 0.1 % doja une

Nuk eshte gje tjeter vetem se nje mashtrim i madh

pse ?

ja mashtrusi si i nuhat shoket e tij hihihi

kurse un personalisht mendoj se ai thj ka dhuruar ate shifer qe do ish e barazvlefshme me vleren sikur te shiste 99% te aksioneve .
boh , who knows . ishalla e mbylln fare…te shtohen forumistet :stuck_out_tongue:

sepse do te ja japi po shoqatese se tij Chan Zuckerberg Initiative duke iu shmangur taksave

hahahah e ke shume gabim une nuk jam mashtrues me vjen keq une thashe ate qe e lexova ne internet :stuck_out_tongue:

nuk te kuptova Abdullah?

bro ky ka hapur nje organizate bamiresie te veten dhe keto paret qe tha se do ti japi per bamiresi do te ja jape organizates se vet gjeja tjeter eshte se marku ka thene se keto aksione nuk do ti paguaje pernjehere por pak e nga pak disa thone e do te paguaje nje miljon ne vit pra do te zgjase 45 vjet
gjeja tjeter eshte se faqja Buzzfeed thote qe organizata qe ka marku me bashkshorten e tij

[b]Chan Zuckerberg Initiative[/b]

eshte nje firme me kapacitete te vecanta dhe jo nje organizate bamirese ku permes kesaj firmeje ka mundesi te kryej biznese te ndryshme duke mos u ngacmuar nga taksat e ndryshme .

te ishte kaq e leht dalja e informacionit , sdo genjente aq kollaj . Kur je aq i famshem , i suksesshem dihet qe ke shum armiq…dhe armiqt jan gati per te ngritur konspiracione dhe te pa verteta…
nejse , neve ne llogarit tona bankare sna ndryshon as nje lek ,pse e vrasim kaq shum mendjen :roll:

tamam po ne cfitojme po kot sa per te kaluar kohen

Hahahaha filluan shqiptaret duke u mar pak me leket e tjetrit :stuck_out_tongue:

ja shqiptaret qe meren me ate qe bejn shqiptaret e tjer . :rolleyes: :stuck_out_tongue:

hahahahaha mjafton pergjigja e labes :smiley:

aha, po tani e kuptova. Faleminderit shume per sqarimin! (y)

Por s’ma do mendja qe do jete ashtu, sepse qeveria i shikon mire keto gjera… Ti e pave vete rastin me blerjen e WhatsApp nga Facebook, ku ky i fundit tani, para disa muajsh e perfundoi blerjen edhe zyrtarisht!

si dihet bro
po te bejne cte dojne se mos do marrim naj lek ne :smiley: